Saturday, October 20, 2018



Qeveria e Republikës së Çamërisë, me Presidentin e saj Festim Lato dhe Kryeministrin Ali Aliu, dënojnë skandalin e fundit në Greqi, ku miliona euro nga fondet sekrete të disa ministrive, janë përdorur për të blerë pikërisht gazetarët dhe mediat në Shqiperi, për të bërë propogand ne dobi te interesave Greke. Këto financime prej miliona eurosh kanë pasur si qellim që.
1- Të asgjesojnë problemin e Çamërisë
2- Të arrijnë një marrëveshjen për detin në favor te Greqisë.
3- Të çojnë me tej procesin e helenizimit të Shqiperise, me anën e shkollave dhe varrezave.
Qeveria e Republikës së Çamërisë, e mbështetur nga aleatët e saj ndërkombëtar si SHBA dhe BE, nuk do te lejojnë qe Greqia tia arrij qellimit me politikat e saj anti-Shqiptare, madje Greqia do te detyrohet të pranoj zgjidhjen përfundimtare të problemit Çam, si një problem që kërkon zgjidhje të shpejtë, ne favor të sigurisë në Rajon. Nuk ka para që do të mund të ndaloj përmbushjen e aspiratave të ligjshme të popullit të persekutuar Çam, për kthimin në trojet e tyre amëtare.

No comments:

Post a Comment

Festim Lato reagon ashper pas deklarates se presidentit te greqise Pavlopulos, i cili tha se Shqiperia duket te heqi dore nga kerkesat per ...